Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e policit në Skënderaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e policit në Skënderaj

Më: 6 janar 2017 Në ora: 16:37
ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për rastin e policit të vrarë Valon Goxhuli.

Polici i Kosovës Valon Goxhuli ishte vrarë në pikë të ditës në afërsi të stacionit të autobusëve në Skenderaj më 29 shtator të vitit 2015.

Lajmin për arrestimin e një të dyshuari për vrasjen e  ish policit të Kosovës e ka konfirmuar zyra për informim e policisë.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Policia e Kosovës  më 11 2016 ka arrestuar një person te dyshuar për rastin për të cilin ju po interesoheni, rasti tani është dërguar në prokurori”, thuhet në përgjigjen për KALLXO.com të dërguar  nga  zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Goxhuli një kohë ishte akuzuar nga prokuroria e Mitrovicës për vrasjen e Bekim Birinxhikut në nëntorin  e vitit 2013.  Pas një zënke që kishin pasur këta dy tashmë të ndjerë, Goxhuli për t’u mbrojtur nga  Birinxhiku që e kishte goditur me një shufër metalike “pajser të gomave”. Polici Gogjuli atë kohë kishte nxjerrë revolen zyrtare të policisë dhe kishte qëlluar mbi viktimën.

Ndërsa Valon Gogjuli ishte vrarë në nëntor të 2013 në rrugën “Skenderbeu” të Skenderajt, katër muaj pasi u lirua nga akuza për vrasjen e Bekim Birinxhikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat