Një vajzë në moshë të re në Durrës, ka gjetur vdekjen në rrethana të mistershme.
Pasditen e djeshme, e enjte, në lagjen 17, në banesë, është gjetur e vdekur 20- vjeçarja K.K.
Nga hetimet e para ka rezultuar se nuk ka shenja dhune në trupin e së ndjerës dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë dhe kanë tentuar me kot që t’i vijnë në ndihmë.
Aktualisht po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit.