I dehur dhe pa zinxhir ecën si i çmendur në rrugë, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

I dehur dhe pa zinxhir ecën si i çmendur në rrugë, arrestohet shoferi

Më: 6 janar 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Policia Rrugore e Dibrës njofton se është e angazhuar në të gjitha akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe për t'ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve në nevojë. 

Gjatë kontrollit dhe këshillimit të drejtuesve të automjeteve për të mos qarkulluar pa zinxhir është konstatuar një drejtues mjeti i cili drejtonte automjetin pa zinxhirë por edhe në gjendje të dehur. 

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit. Nga Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë Gani Sula, 27 vjeç, banues në fshatin Trenë-Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në qytetin e Peshkopisë gjatë kontrollit nga Policia për vendosjen e zinxhirëve të automjetit është konstatuar pa zinxhirë dhe duke drejtuar automjetin tip "Golf", nën efektin e alkoolit. 

Pasi  i është bërë testi i alkoolit me "Drager",  rezultoi se përqindja e alkoolit ishte 0.77 mg/l. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat