Gjirokastër - Shitësit të mishit i vjedhin apartamentin: Morën 6 mln

Kronikë e zezë

Gjirokastër - Shitësit të mishit i vjedhin apartamentin: Morën 6 mln

Më: 5 janar 2017 Në ora: 23:37
ilustrim

Një apartament është vjedhur në Gjirokastër. Ndonëse ngjarja nuk është raportuar nga policia, mësohet se grabitja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”, pranë tregut të qytetit.

Shtëpia ishte në pronësi të shtetasit me inicialet M.P, i cili është një tregtar i njohur mishi në Gjirokastër dhe zonën përreth.

Nga burime jo zyrtare bëhet me dije se i zoti i shtëpisë pretendon se i janë vjedhur rreth 60 milionë lekë të vjetra.

Policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen, por deri më tani nuk dihen autorët e kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat