Sherr dhe grushte mes policëve në Tiranë, pistoletat dalin sheshit

Kronikë e zezë

Sherr dhe grushte mes policëve në Tiranë, pistoletat dalin sheshit

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:53
Policia në Tiranë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në orët e natës në Tiranë, ku dy policë të Komisariatit numër 2 janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.

Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, të cilat theksuan se ndaj tyre ka nisur edhe një hetim i brendshëm.

Të njëjtat burime thanë se, sherri mes punonjësve të policisë ka qenë i ashpër dhe nxjerrë edhe armët, por fatmirësisht nuk janë përdorur sepse do të kishte një bilanc tragjik.

Menjëherë për ti ndarë në këtë sherr kanë ndërhyrë kolegët e policëve, të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2.

Burime policore thanë se agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave kanë nisur hetimet ndaj dy punonjësve të policisë, të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Ky lajm nuk është bërë publik nga ana e Policisë së Tiranës e cila ka shpërndarë njoftimin për median, por duke mos përmendur këtë sherr mes policëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat