Vetëplagosje në Podujevë

Kronikë e zezë

Vetëplagosje në Podujevë

Më: 4 janar 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Një person është plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Obranqë, të Podujevës.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor  ndërsa në lidhje me rastin janë arrestuar  tre të dyshuar pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar  dy pistoleta me dy karikatorë, katër copë fishkë, një gëzhojë dhe dy thika. 

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit pasi është intervistuar është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat