30-vjeçarja e shqetësonte në telefon, burri e denoncon në Polici

Kronikë e zezë

30-vjeçarja e shqetësonte në telefon, burri e denoncon në Polici

Më: 3 janar 2017 Në ora: 17:35
ilustrim

Nuk janë vetëm meshkujt ata që shqetësojnë femrat në rrjetet sociale apo nëpër telefona, në kërkim të dashurive të humbura.

Janë shpeshtuar rastet kur ka ndodhur e kundërta, femrat shqetësojnë meshkujt deri në çmenduri.

Festa e ndërrimit të viteve duket se ka ndikuar në gjendjen shpirtërore të një 30­vjeçareje.

Vajza ka telefonuar shpeshherë një 48­vjeçar, ku ky i fundit ka bërë dhe denoncim në Polici për këtë arsye.

Sipas, Policisë D.N., 30 vjeçe dyshohet se nëpërmjet telefonit ka shqetësuar shtetasin I.Gj., 48 vjeç.

Ndërkohë nuk saktësohet nëse shqetësimet kanë ardhur për shkak të një lidhjeje të mëparshme dashurie mes tyre apo për ndonjë mosmarrëveshje tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat