Aksident i rëndë: Treni copëton një grua në Pejë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë: Treni copëton një grua në Pejë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 12:30
ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Pejë, ku treni ka shtypur një grua gjatë ditës së djeshme

Policia nga rajoni i Pejës e ka konfirmuar rastin, ndërkohë raportohet se e aksidentuara, që ka mbetur e vdekur në vend, është copëtuar nga treni.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj, ka thënë se në vendin e ngjarjes tashmë ka dal prokurori, si dhe policia është duke e hetuar rastin.

“Në vendin e ngjarjes tashmë ka dal prokurori. Të gjitha rrethanat e kësaj vdekje do të bëhen të ditura me kohë”, ka thënë Ibraj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat