Aksidenti në Shkodër, vdesin në spital dy këmbësorët

Kronikë e zezë

Aksidenti në Shkodër, vdesin në spital dy këmbësorët

Më: 2 janar 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

(E plotësuar) - Përplasja nga një makinë teksa ecnin në rrugë ka rezultuar fatale për dy të moshuar, të cilët kanë humbur jetën në spital.

Viktimat janë Fran Luca, 85 vjeç dhe Kol Gjoni 77 vjeç (të dy banues në Shkodër) të cilët janë përplasur nga një makinë tip "Benz" në aksin Shkodër-Koplik, pasditen e sotme, rreth orës 17:20.

Pas aksidentit ata u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, por aty kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit, Nimet Bilani, 61 vjeç, është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë në Shkodër.

Aksident në Shkodër, humb jetën kalimtari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa njoftohet se një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia njofton se mjeti tip "Benz" me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy shtetas (këmbësorë), K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin F.V. 75 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, ku shtetasi K.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat