Helmohet nga ushqimet, humb jetën 9-vjeçarja në Tiranë

Kronikë e zezë

Helmohet nga ushqimet, humb jetën 9-vjeçarja në Tiranë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:38
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme në Kashar, ku një 9-vjeçare ka humbur jetën.

Burime nga policia thanë se nga hetimet e para dyshohet se 9-vjeçarja është helmuar nga ushqimet.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësojnë se po pritet të përfundojë ekspertiza e cila do përcaktojë shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Mësohet se e mitura me iniciale E.S ka humbur jetën rreth orës 20:00 të ditës së djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat