14 vjeçarja vdes pasi karikoi telefonin me zgjatës ndërsa ishte në tualet

Kronikë e zezë

14 vjeçarja vdes pasi karikoi telefonin me zgjatës ndërsa ishte në tualet

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 21:34
Vajza

Një vajzë 14 – vjeçare gjeti vdekjen në shtëpinë e saj në Moskë, pasi u përpoq të përdorte telefonin  ndërsa ishte në tualet, kur karikuesi ra në ujë.

Tragjedia ndodhi pasi vajza e cila ishte në klasë të tetë, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, përdori një zgjatues për të karikuar telefonin e saj.

14 – vjeçarja u gjet nga e ëma e cila tha se ajo e gjeti të bijën , me karikues në dorë, ndërkohë që telefoni kishte rënë në dyshemenë e tualetit. E ëma u shpreh se e rryma elektike e kishte zënë aq shumë vajzën, saqë ajo kishte filluar të digjej. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat