Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, porositësi është një tjetër shqiptar

Kronikë e zezë

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë, porositësi është një tjetër shqiptar

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Është zbardhur vrasja e ndodhur më nëntor të vitit 2013 në Athinë, ku një shqiptar 29 vjeç u ekzekutua me armë zjarri. Sipas autoriteteve greke urdhërues i vrasjes është një 32-vjeçar po nga Shqipëria.

32-vjeçari urdhëroi vrasjen që u krye më pas nga dy persona të panjohur. I dyshuari si porositës i vrasjes ndodhet në burgun e Koridhalos, pasi u arrestua korrikun e kaluar si pjesë e një bande që shpërndante drogë në zonën Exarchia në Athinë.

Krimi i rëndë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të rivalitetit mes dy bandave të drogës që vepronin në zonën Exarchia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat