Gjendet i vdekur një malazez në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një malazez në Mitrovicë

Nga: Bota Sot Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull i komunitetit serb, punëtor i Emergjencës ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull malazez shtetas i Malit të Zi në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat