(E plotësuar) - Një person është plagosur rreth orës 20:00 në lagjen Kalabria në Prishtinë dhe tani ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policiës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili nuk ka jep detaje tjera rreth gjendjes në të cilën ndodhet i plagosuri.
Sipas tij, hetimet për shkaqet e këtij rasti tashmë kanë filluar dhe nuk kanë informacione më të gjëra.
“Rreth orës 20:00 policia ka marrë informatën për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në lagjen Kalabria në Prishtinë. Një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Policia ka filluar hetimin lidhur me rastin me qellim sqarimin e rrethanave”, ka thënë Borovci.
Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë
Në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, sot rreth orës 20:00, ka ndodhur një incident i armatosur.
Mësohet se në këtë incident ka mbetur i plagosur një person me armë zjarri, ndërsa i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim.