Dy automjete janë përplasur në autostradën Durrës-Tiranës, ku njëra prej tyre është përmbysur.
Siç duket në pamjet e publikuara nga ‘Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore’, aksidenti ka krijuar vështirësi në qarkullim.
Ndërkohë, nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë.