Defekt në makinë, kapet 60 kg marijuanë në Athinë, në pranga dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Defekt në makinë, kapet 60 kg marijuanë në Athinë, në pranga dy shqiptarë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 15:49
Ilustrim

60 kilogramë marijuanë u gjet sot në një makinë të braktisur në Patra. Policia greke bën me dije se mjeti vinte nga kufiri me Shqipërinë. Makina u braktis nga drejtuesi pasi në kilometrin 72.6 të aksit Patra-Athinë kishte pësuar defekt.

Mjeti ishte braktisur nga dy shqiptarë 26 dhe 28 vjeç, të cilët po transportonin marijuanën drejt Athinës. Dy shtetasit në fjalë u ndihmuan më pas edhe nga një tjetër shqiptar 32-vjeçar.

Policia helene ka arrestuar këtë të fundit në Shën Theodhor të Korinthit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët transportonin lëndën narkotike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat