16 raste zjarresh dhe 1 viktimë brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

16 raste zjarresh dhe 1 viktimë brenda 24 orëve të fundit

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 15:26
Ilustrim

24 orët e fundit në Tiranë kanë njohur një rritje të numrit të zjarreve të rëna në ndërtesa me funksionalitet të ndryshëm.

Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës, bëhet me dije se që nga ora 10 e paradites së të shtunës dhe deri në orët e para të mëngjesit të së dielës është ndërhyrë në 16 zjarre të raportuara, ku mes tyre në 7 raste kanë qenë banesa.

Në një rast tek rruga “Bardhok Biba” pranë qendrës në një apartament është shënuar dhe një viktimë.

Pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike dhe neglizhenca në lënien ndezur të aksesorëve ndriçues gjatë kohës kur asnjë pjesëtarë i familjes nuk ndodhej në shtëpi janë dhe shkaqet determinante të këtyre zjarreve.

Shërbimi Zjarrfikës këshillon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të marrin masa parandaluese për shmangien e zjarreve që shkaktohen nga pakujdesia e përdorimit të pajisjeve elektrike apo edhe e gazit për gatim dhe ngrohje.

Gjithashtu qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në raste zjarri, këshillohen që në rastet kur nuk funksionon numri 128 ( Zjarrëfiksja) për shkak të disa problemeve teknike të telefonojnë në numrin 112.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat