Burri rreh barbarisht gruan, e reja vetëhelmon veten me ilaçe

Kronikë e zezë

Burri rreh barbarisht gruan, e reja vetëhelmon veten me ilaçe

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 11:02
ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 32 ­vjeçar i akuzuar për dhunë në familje. Ai është Orest Xharja, banues në Balldren të Elbasanit.

Ky shtetas u arrestua nga efektivat e policisë pasi në banesë gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.Xh 33 vjeçe Si pasojë shtetasja V.Xh dyshohet të konsumuar një sasi medikamentesh mjeksore,për ti dhënë fund jetës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat