Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikëset mbesin në mes të trafikut

Kronikë e zezë

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikëset mbesin në mes të trafikut

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 18:58
Ilustrim

Një apartament është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura prapa Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por gjatë rrugës janë hasur me vështirëve për të mbërritur sa më shpejt, për shkak të trafikut të rënduar në kryeqytetin shqiptar dhe mungesës së korsive të posaçme për emergjencat. 

Nuk është hera e parë që ambulacan apo zjarrëfikëset të vonohen për të ndihmuar qytetarët, për shkak të trafikut të mbingarkuar këtë përiudhë në Tiranë. 

Kjo pasi në shumicën e rrugëve në kryeqytet janë duke u kryer punime nga Bashkia dhe disa akse janë të bllokuar apqë qarkullimin e automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat