Vidhen pajisje elektike në një shtëpi në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vidhen pajisje elektike në një shtëpi në Ferizaj

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:15
Ilustrim

Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se dje disa persona të panjohur me anë të forcës kanë depërtuar në një shtëpi në Ferizaj. Nga aty kanë vjedhur pajisje elektrike.

“Ferizaj 21.12.2016-10:56. Viktima mashkull K-shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij, ku kanë dëmtuar dyert dhe kanë demoluar gjithë shtëpinë, si dhe nga aty kanë vjedhur vegla elektrike”, thuhet në raportin e fundit të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat