Parandalohet vrasja e një gruaje në Tiranë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Parandalohet vrasja e një gruaje në Tiranë, një i arrestuar

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 11:43
Arma e sekuestruar

Një krim i mundshëm është parandaluar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në pranga është vënë një 46-vjeçar nga Shkodra, i cili kishte kërcënuar me armë një grua 42 vjeçe, kameriere në një lokal në bulevardin “Zogu i Parë”.

Paraditen e sotme nga efektivët e Komisariatit numër 3, është marrë informacion dhe konstatuar një konflikt, në ambientet e një lokali, në Bulevardin "Zogu i Parë", ku nga kontrolli i ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Në pranga në flagrancë është vënë Besnik Alija, 46 vjeç, banues në Shkodër. Ky person, në ambientet e një lokali, dyshohet se ka kanosur me një armë zjarri,  42-vjeçaren me inicialet Q. N., banuese në Tiranë, kameriere e lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë e tipit "Zastava", me një krehër pa fishek.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Kanosja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat