Zjarr në një banesë në Tiranë, një i vdekur

Kronikë e zezë

Zjarr në një banesë në Tiranë, një i vdekur

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 21:06
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në katin e fundit të një pallati në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një pallat përballë Urës së Tabakëve, tek "Shkolla e Baletit", në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë të ditur se si pasojë e flakëve të rëna, ka mbetur i bllokuar shtetasi me iniciale A.F, rreth 56 vjeç, i cili më pas ka humbur jetën.

Deri më tani janë të paqarta arsyet e zjarrvënies, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësja dhe policia që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i policisë

Zjarri në një banesë i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur përballë "Urës së Tabakëve", tek "Shkolla e Baletit" në kryeqytet.

Paraprakisht mësohet se zjarri ka rënë në katin e fundit të një pallati, ndërsa mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi A.F, rreth 56 vjeç, që jetonte vetëm në banesë.

Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat