Sherr me thika në Sarandë, një i plagosur

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Sarandë, një i plagosur

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:15
Ilustrim

Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës. Ngjarja mësohet se në hyrje të qytetit të Sarandës, pranë një hoteli.

Sipas policisë, rreth orës 15:30, pas një konflikti për motive të dobëta midis dy personave ka mbetur i plagosur me mjet prerës 26-vjeçari me inicialet Xh. H., banues në Sarandë.

Dyshohet se i dëmtuari është plagosur me mjet prerës "thikë" në krahun e djathtë dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, të riun me inicialeve A. A. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat