Aksident në Ferizaj: Një i vdekur e pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj: Një i vdekur e pesë të lënduar

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 09:52
Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të trafikut që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30 në afërsi të fshatit Varosh.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ferizaj- fshati Varosh, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa vendore (R.D. m/sh/k 20 vjeç), humb kontrollin mbi timonin dhe me atë rast automjeti rrokulliset dhe pesë persona marrin lëndime serioze.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar fillimisht në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor, ndërsa dy prej tyre janë transportuar për në QKUK Prishtinë.

Rreth orës 21:30, personali mjekësor  ka bërë të ditur se pasagjeri M.D.(m/sh/k 47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat