Qeni “Donny” zbulon dy shqiptarë që shpërndanin drogë

Kronikë e zezë

Qeni “Donny” zbulon dy shqiptarë që shpërndanin drogë

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 23:37
Ilustrim

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për shpërndarje të drogës.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, rreth 20-vjeç u kapën në afërsi të një stacioni hekurudhor, ku në posedim kishin 104 gram marijuanë.

Të rinjtë banonin në Morciano, por sapo ishin kthyer nga Ravena, ku kishin kaluar disa ditë me shoqërinë. Droga që ata kishin në zotërim nuk i ka shpëtuar dot nuhatjes së qenëve “Donny”.

Fillimisht shqiptarët shfaqen shenja nervozizmi kur sapo u pikasën nga Guardia di Finanza Grupin e Riminit. Ata tentuan të ndërronin edhe rrugën, por policia italiane dyshoi më shumë kur qeni antidrogë u afrua drejt tyre.

Pas kapjes nga policia dy të rinjtë shqiptarë kanë nxjerrë drogën të cilin e kishin fshehur në të brendshmet. Ata mbanin me vete 51 gram marijuanë, ndërsa pas kontrollit në banesën e tyre u gjetën edhe 53 gram të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat