Në Gjilan policia thyen rekordin në konfiskim të Drogës

Kronikë e zezë

Në Gjilan policia thyen rekordin në konfiskim të Drogës

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:42
ilustrim

Te “Dheu i Bardhë” policia konfiskoi një sasi të madhe droge.

Në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë” pasditen e së premtes policia ka konfiskuar sasisë më të madhe të drogës të kontrabanduar gjatë këtij viti.

Bëhet fjalë për 240 kilogramë marijuanë, e cila kishte për destinacion Zvicrën.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga prokurori për krime të rënda në rajonin e Gjilanit Agron Uka.

“Për këtë rast janë arrestuar tre persona, dyshojmë se  droga është nisur nga Fushë-Kosova në Gjilan e nga aty për në Zvicër” ka thënë Uka.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga Policia e Kosovës kjo sasi është sasia më e madhe e narkotikëve e zbuluar gjatë vitit 2016.

Në një rast tjetër të ndërprerjes së drogës së llojit heroinë që ishte planifikuar të shkonte drejt Zvicrës, personi me inicialet G.R. u dënua nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 7 vjet e gjashtë muaj burg dhe 25 mijë euro gjobë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat