I iku bashkëshortja nga shtëpia, dhëndrri i dehur ther me thikë prindërit e gruas

Kronikë e zezë

I iku bashkëshortja nga shtëpia, dhëndrri i dehur ther me thikë prindërit e gruas

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 12:10
ilustrim

Një dhëndër i dehur nga fshati Tabanoc i Kumanovës ka plagosur me thikë prindërit e gruas dhe më pas është vetëqëlluar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kumanovë të Maqedonisë.

Fillimisht dhëndëri ka thyer derën hyrëse, pas së cilës është futur në shtëpinë e B.D dhe J.D ku ka nisur që të grindet me ta, duke kërkuar gruan e tij. Menjëherë më pas ka përdorur thikën ndaj prindërve të gruas së tij duke u shkaktuar lëndime në duar dhe fytyrë, transmeton TetovaSot. Të lënduarit kanë mundur që të largohen për në shtëpinë e fqinjit të tyre, ndërsa B.S. ka qëndruar brenda banesës dhe me po të njëjtën thikë ka lënduar veten.

Pasi fqinji ka parë B.S. të shtrirë në korridor ka lajmëruar menjëherë ndihmën e shpejtë pas së cilës është dërguar në Qendrën Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë dhe pastaj për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat