Pas disa gotave alkool vajza ankohet: Kamarieri nga Tirana më përdhunoi

Kronikë e zezë

Pas disa gotave alkool vajza ankohet: Kamarieri nga Tirana më përdhunoi

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 18:33
ilustrim

Një qytetare amerikane, e cila jeton në Tiranë, ka akuzuar një djalë të ri shqiptar të moshës 20-vjeçare, që ka abuzuar seksualisht me të, pa dëshirën e saj.

Amerikania ka thënë në polici se me 20-vjeçarin është njohur në një nga pubet e natës në Tiranë dhe më pas, pasi kishte kthyer disa gota, ajo ka thërritur një taksi për të shkuar në banesën e saj.

Në deponimin e siguruar nga citynews, shtetasja amerikane thekson se është ndjekur nga kamarieri i lokalit. Ajo ka shkuar në shtëpi dhe pas disa çastesh në derë ka trokitur 20-vjeçari, i cili është futur në banesën e saj.

Në deponimin e amerikanes, thuhet se 20-vjeçari e ka përdhunuar egër, duke kryer akte të dhunshme seksuale. Pretendimit të oficerëve të policisë mbi vonesën e denoncimit, ajo i është përgjigjur se ishte dhunuar dhe e kishte të pamundur për të shkuar në polici.

Të njëjtat burime thonë se në deponimin e saj, amerikania ka nënvizuar faktin se 20-vjeçari ka kryer seks anal. Ajo e ka kontestuar këtë veprim, por kamarieri ka vazhduar dhe ka bërë që ti shkaktojë dhimbje të forta.

Pas deponimit të kryer nga vajza policia ka arrestuar sot 20-vjeçarin shqiptar, i cili është duke u marrë në pyetje në lidhje me pretendimet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat