Prishtinë, vodhi gjësende me vlerë 144 €, policia e kap "mat" në shtëpi

Kronikë e zezë

Prishtinë, vodhi gjësende me vlerë 144 €, policia e kap "mat" në shtëpi

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 17:27
ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Rr. Bill Klinton, Prishtinë  me datë 15.12.2016 ora 21:30,  është arrestuar  i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte hyrë në market dhe kishte vjedhur gjësende me vlerë 144 €. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë me gas Ecol special 99. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat