Dhëndëri i dehur nga Kumanova therrë me thikë prindërit e gruas

Kronikë e zezë

Dhëndëri i dehur nga Kumanova therrë me thikë prindërit e gruas

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:45
ilustrim

Një dhëndër i dehur nga fshati Tabanoc me thikë i ka lënduar prindërit e gruas dhe është vetlënduar mbrëmë, informuan nga policia, transmeton TetovaSot.
Ai fillimisht e ka thyer derën hyrëse, pas së cilës është futur në shtëpinë e B.D. dhe J.D. ku ka nisur që të zihet, duke e kërkuar gruan e tij. Menjëherë pastaj duke përdorur thikën B.D. dhe J.D. i ka shkaktuar therje në duar dhe fytyrë.

Të lënduarit kanë arritur që të ikin nga shtëpia te fqiu, përderisa B.S. ka qëndruar brenda dhe me thikën e njëjtë është vetlënduar.
Pasi që fqiu e ka parë B.S. të shtrirë në korridor menjëherë ka thirrur ndihmën e shpejtë pas së cilës është dërguar në Qendrën Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë dhe pastaj për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Pas autorizimit të Prokurorisë Publike është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat