Hyn i armatosur në qendrën e internetit, i merr operatorit 80 mijë lekë

Kronikë e zezë

Hyn i armatosur në qendrën e internetit, i merr operatorit 80 mijë lekë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 21:42
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një qendër interenti. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Sipas bluve të Tiranës, “një person rreth 25- vjeç i cili dyshohet se ka qënë me armë zjarri, i ka marrë operatorit të shitjes shumën monetare rreth 80,000 lekë.”

Grupi herimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre kriminale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat