Gruaja merr djegie të tmerrshme pasi i dashuri i vuri zjarrin

Kronikë e zezë

Gruaja merr djegie të tmerrshme pasi i dashuri i vuri zjarrin

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 23:54
Judie Malinowski

Pasi iu mohua mundësia për të dëshmuar në gjyq për natën kur ish-i dashuri i e spërkati me benzinë e i vuri zjarrin, një grua nga Ohio ftoi gazetarët e NBC4i në spital për të treguar më shumë për makthin që përjetoi.

Judie Malinowski, 33 vjeç, e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, mori djegje të tmerrshme në 80% të trupit të saj në gusht të vitit 2015.

Michael Slager, 41 vjeç, i cili tha se i vuri zjarrin të dashurës padashje teksa tentoi të ndizte cigaren, u dënua këtë të hënë nga një gjyqtar në Columbus me 11 vite burg.

“Nuk e mendoja kurrë që një njeri mund të ishte aq i lig. Ai thjesht qëndroi aty dhe nuk bëri asgjë,” tha Malinowski.

Image

Thuajse një vit e gjysmë pas betejës së saj me vdekjen, 33 vjeçarja ndodhet ende në spital ku merr frymë me anë të një ventilatori, nuk mund të ecë e flet duke pëshpëritur pas dëmtimit të gjerë në trakenë e saj.

Judie i është nënshtruar 50 operacioneve deri tani, dhe mjekët thonë se më shumë mundësi ajo nuk do mund t’ja dalë dot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat