Aksident në Lipjan: Një i vdekur e dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan: Një i vdekur e dy të lënduar

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 19:36
ilustrim

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bujanë të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00  ku janë përfshirë dy vetura dhe një traktor. Ajo poashtu ka thënë se dy personat e tjerë që janë lënduar në këtë aksident janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat