Një person ka humbur jetën, pasi zjarri i përfshiu banesën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në rrugën Niko Avrami, në zonën poshtë shkollës Bajram Curri në Tiranë.
Forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan zjarrin.
Paraprakisht mësohet se ka humbur jetën një i moshuar.