Thasë me kanabis nga Shqipëria drejt Maqedonisë

Kronikë e zezë

Thasë me kanabis nga Shqipëria drejt Maqedonisë

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 12:52
ilustrim

Policia kufitare shqiptare në Bllatë ka sekuestruar 122 kilogramë kanabis, e cila po transportohej me një kalë.

Sipas burimeve të policisë shqiptare bëhet me dije se autori i dyshuar për transportin e lëndës narkotike është një person më inicialet S.I, i cili është shpallur në kërkim. Policia ka pikasur kalin e ngarkuar me çanta të dyshuara me lëndë narkotike që po lëvizte në drejtim të kufirit.

Efektivët e policisë së Peshkopisë janë vënë në ndjekje të tij, por S.I, ka konstatuar që po e ndiqte policia dhe ka braktisur kalin dhe është larguar me shpejtësi duke përfituar nga terreni i vështirë dhe errësira.

Në cilësinë e provës materiale janë kanë kapur 1 kafshë ngarkese (kalë) i ngarkuar me 7 thasë, 5 çanta plasmasi dhe 2 qese plasmasi të zeza të mbushura me lëndë të dyshuar e llojit kanabis, me peshë 122 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat