Drogë në lokalet e natës në Tiranës, 11 të arrestuar

Kronikë e zezë

Drogë në lokalet e natës në Tiranës, 11 të arrestuar

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 11:12
Ilustrim

11 persona janë arrestuar në flagrancë, një tjetër është proceduar në gjende të lirë dhe 29 persona janë shoqëruar për verifikim, në kuadër të aksionit "Chaos Party", të zhvilluar orët e fundit. Gjithashtu, është sekuestruar një sasi droge.

Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Policisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit, në zonën e ish-Bllokut.

Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e ambienteve për përdorim droge", njoftojnë burime zyrtare.

Ne këto lokale, dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Image

Të arrestuarit

Personat e vënë në pranga nga Policia e Tiranës, janë: 1. Andri Buxhuku, 46-vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, i cili akuzohet për përshtatje të lokalit për përdorim droge.

2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit. Akuzohet për përshtatje të lokalit për përdorim droge.

3. Elton Murati, 34-vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

4. Dorjan Plaku, 26-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

5. Oltion Bekteshi, 36-vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Akuzohet për përshtatje të lokalit për përdorim droge.

6. Erjon Dobi, 24-vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

7. Redi Roshi, 25-vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

8. Ermir Papadhimitri, 30-vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

9. Emiljano Llupo, 22-vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.

10. Filip Fermanis, 31-vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

11. Arlind Kozeli, 36-vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Akuzohet për përshtatje të lokalit për përdorim droge.

Në gjendie të lirë është proceduar Elvis Lufi, 36-vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt "Kokainë"

- 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt "Cannabis Sattiva"

- 20 aparate telefonike të markave të ndryshme

- 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)

- 4 tuba plastik

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat