Çudirat e shqiptarëve nuk kanë fund, ja çfarë mënyrë përdorin për tu futur në një stadium në Greqi

Kronikë e zezë

Çudirat e shqiptarëve nuk kanë fund, ja çfarë mënyrë përdorin për tu futur në një stadium në Greqi

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 08:22
Ilustrim

Shpesh shqiptarët nëpër botë i kanë nxjerrë namin e keq vetes për veprimet e pakontrolluara që bëjnë në shumë raste.

Një tifoz shqiptar i futbollit në Greqi duket se kishte gjetur zgjidhje të thjeshtë për të hyrë në stadium pa shpenzuar para. 44 vjeçari i kishte blerë biletat me kartëmonedha të falsifikuara prej 50 eurosh.

Bileta e blerë me kartëmonedhë false i ka mundësuar shqiptarit që të ndjekë ndeshjen e ekipit “Lefkimi” të Korfuzit.

Blerja e biletave është bërë në të njëjtën zonë të shtunën dhe të dielën më 12 dhe 13 dhjetor.

Tre kartëmonedhat e falsifikuara 50 euroshe, njofton gazeta greke “Protothema”, u gjetën gjatë hetimeve, ndërsa po zhvillohen hetime gjithashtu për të parë nëse shqiptari ka hedhur në treg kartëmonedha të tjera false.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat