Burg për shitësin e drogës, që postonte fotografi me shuma të mëdha parash

Kronikë e zezë

Burg për shitësin e drogës, që postonte fotografi me shuma të mëdha parash

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:50
Jason Smith

Jason Smith nga Kenti i Anglisë, është dënuar me gjashtë vite burg, pasi është marrë me shitjen e substancave të ndaluara.

Policia e kishte ndaluar 27-vjeçarin, pasi e kishte zënë me një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Kjo ndodhi pasi i është shikuar llogaria në rrjetet sociale, ku kishte fotografitë me shuma të mëdha të parave.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hulumtimeve të mëtutjeshme, është gjetur edhe një sasi prej 1,500 ekstazive, si dhe paratë e përfituara në mënyrë ilegale.

“Sikur mos të ishin këto para, hetimet do të ndalonin dhe nuk do të kishim arsye për të vazhduar më tutje. Ai rrezikoi njerëzit duke u shitur drogë gjoja të klasit A e që ishte e cilësisë së dobët”, ka thënë njëri nga gjykatësit, lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat