Flet Erjoni pas sherrit: Pse e bëra për spital Almën

Kronikë e zezë

Flet Erjoni pas sherrit: Pse e bëra për spital Almën

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 16:49
Erioni dhe Alma

Ata u bënë çifti më i famshëm në rrjetet sociale për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar dhe videomesazheve të publikuara dhe dedikuara prej tij.

Bëhet fjalë për çiftin Erjoni dhe Alma, të cilët duket se nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët, aq sa tashmë kanë përfunduar edhe në radarët e policisë.

Edhe pse u duk se për një moment u pajtuan dhe vendosën të ndërtojnë jetën bashkë, Alma denoncoi sot Erjonin, 35 vjeç me pretendimin se e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në 4 muajt e fundit që ata kanë bashkëjetuar.

I shoqëruar në komisariat menjëherë pas denoncimit, Erjoni ka pranuar se e ka dhunuar Almën, ndërsa shpjegon edhe arsyen e veprimit të tij.  

 “Alma më braktisi prapë dhe u largua nga banesa ku jetonim së bashku. U inatosa me largimin e saj dhe duke mos e pranuar braktisjen e radhës, e gjeta se ku ishte dhe në inat e sipër e rraha”, rrëfeu Erjoni, raporton Balkanweb

35-vjeçari u arrestua pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.N, 39 vjeçe, e cila tha se prej 4 muajsh bashkëjeton me këtë shtetas, dhe ai vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat