Makina përplaset me kamionin, plagoset rëndë shqiptari

Kronikë e zezë

Makina përplaset me kamionin, plagoset rëndë shqiptari

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 12:29
Foto nga vendi ngjarjes

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë pas një aksidenti të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7:40. Ngjarja ka ndodhur mes Caravaggio dhe Mozzanica, në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se makina me të cilën po udhëtonte 29-vjeçari është përplasur me një kamion transportues që mbante shtatë automjete. Kamioni po lëvizte në drejtim të kundërt.

Sipas “Corriere.it” përplasja ka qenë shumë e fortë sa që automjeti i drejtuar nga i riu shqiptar u shkatërrua thuajse totalisht.

Policia italiane ka deklaruar se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shpëtuar shoferin e plagosur, të cilët prenë shtresat metalike për ta nxjerrë atë nga makina.

Më pas 29-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat