Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Prishtinë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:34
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se në një pikë karburanit, nën kërcënimin e armës i ka grabitur një punonjësi rreth 300 euro dhe një telefon i tipit Samsung.

Sipas një komunikate të Policisë, rasti ka ndodhur me datën 26 nëntor në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, saktësisht në një pikë karburanti. Me këtë rast, që nga dita e raportimit ka qenë duke u marrë njësiti i hetimeve të stacionit policor veriu në Prishtinë, njësit ky që sot ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin me inicaile L. I, 28 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar  të dyshuarit e tjerë të mundshëm si dhe vendndodhjen e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat