Rregullonte dritaren e garazhit, i pret dritat gjysmës së Tiranës

Kronikë e zezë

Rregullonte dritaren e garazhit, i pret dritat gjysmës së Tiranës

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndomtë nga një person që ppo rregullonte dritaren e garazhit në Tiranë është bërë shkak që mijëra familje dhe biznese të mbeten pa energji, që nga rruga e Elbasanit e deri afër Gardës së Republikës, aty ku kalonte Fidri L17.

OSHEE ka njoftuar me indinjatë se ‘rreth mesditës së sotme, nga strukturat e despecerisë, jepet njoftimi se fidri L17 është dëmtuar nga Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambient privat për rregullimin e dritares në garazh, siç shihet nga fotot.

Ky dëmtim, preku 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë liqenit. 

OSHEE, mori menjëherë masa, duke bërë marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.

Ndaj shtetasit u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet!

OSHEE vijon tu bëjë thirrje si firmave private, ashtu edhe individëve të bëjnë kujdes për punimet që kryejnë, për të evituar çdo incident të mundshëm me pasoja të larta për kompaninë dhe abonentët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat