Zjarr në një dyqan në Tiranë

Kronikë e zezë

Zjarr në një dyqan në Tiranë

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Një dyqan në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.

Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, duke bërë që flakët të përhapeshin në të gjithë dyqanin.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses dhe të policisë. Zjarri u vu nën kontroll brenda pak minutash.

Nga ngjarja nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat