Kush është nëna 24-vjeçare që braktisi fëmijët për punën në lokal. Fqinjët: Mbrëmë u kthye në banesë për t’i marrë

Kronikë e zezë

Kush është nëna 24-vjeçare që braktisi fëmijët për punën në lokal. Fqinjët: Mbrëmë u kthye në banesë për t’i marrë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 10:23
Marsela Toshi

(E plotësuar) - Detaje të tjera dalin në dritë pas ngjarjes makabre të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Korçë, ku një 41-vjeçar vari veten dhe më pas dy fëmijët. Mësohet se nëna e dy fëmijëve 4 dhe 2 vjeç, që gjetën të pajetë në banesën e tyre, ishte vetëm 24 vjeç.

Marsela Toshi, punonte në një lokal nate, dhe burri i saj nuk ia lejonte këtë. Me sa duket nga këto ka nisur edhe konflikti mes çiftit, duke pasuar me largimin nga banesa të 24-vjeçares dy muaj më parë.

Sipas fqinjëve të tyre, gruaja ishte kthyer në banesë mbrëmjen e djeshme, ku ka qëndruar deri në orën 2 pas mesnate, me pretendimin për të marrë fëmijët e saj. Por pasi nuk e ka arritur këtë gjë është larguar.

Nga ky moment fqinjët rrëfejnë se kanë dëgjuar të bërtiturat dhe ulërimat e fëmijëve, por nuk e kanë menduar se 41-vjeçari do të arrinte deri aty sa të mund të kryente një krim të tillë.

Mësohet se gruaja e re, e cila kishte fëmijën 4 vjeç nga martesa e parë, dhe fëmijën 2-vjeçar nga martesa me Naum Toshin, e kishte denoncuar këtë të fundit, për faktin se e pengonte të punonte.

Ende nuk dihen nëse 41-vjeçari e ka kryer këtë krim makabër për t’u hakmarrë ndaj gruas së tij, por do të jenë hetimet e mëtejshëm ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen. 

Vrasja në Korçë, nëna e fëmijëve punonte kameriere

Detaje të reja dalin nga vrasja makabre e dy vogëlushëve dhe vetëvrasja e babait të tyre Naim Toshi në Korçë.

Mësohet se gruaja e 41-vjeçarit ishte 24 vjeçe dhe quhej Marsela Toshi.

Ajo punonte kamariere në një lokal nate dhe ishte larguar nga shtëpia para dy muajsh. Dje, gruaja kishte ardhur sërish në banesë dhe fqinjët dyshojnë se kishte ardhur të merrte fëmijët.

Pas orës 2 të natës, kur gruaja sapo ishte larguar, fqinjët thanë se dëgjuan britmat e fëmijëve në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat