Tragjedia në Fier/ Babai mbylli fëmijët në dhomë, kur hodhi gruan nga dritarja

Kronikë e zezë

Tragjedia në Fier/ Babai mbylli fëmijët në dhomë, kur hodhi gruan nga dritarja

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:24
Vendi hedhjes së Liljanës

52 vjeçari Ferdinand Rukaj ka qenë në banesë me fëmijët në momentin, që pas një grindjeje ka dhunuar dhe më pas ka hedhur nga dritarja e banjës bashkëshorten e tij, Liljana Rukaj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe 43-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pas rënies nga lartësia.

Në fillim vetë i ndaluari ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga policia, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe ka pohuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten, për shkak se ishte xheloz. Ndërkohë më pas, ai thuhet se e ka mohuar ngjarjen, duke deklaruar se gjatë konfliktit dhe debatit që ka patur me të shoqen ajo ka rrëshkitur dhe ka rënë nga dritarja.

Fqinjët që e kanë parë viktimën në castet e para, kanë pohuar se gruaja ishte me flokë të lagur dhe thuajse e zhveshur, cka bën të mendohet se më parë kishte qenë në dush.

Mësohet se çifti me dy fëmijët sapo ishtin kthyer nga Gjermania, pasi  autoritet gjermane kishin refuzuar kërkesën e tyre për azil.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije Ferdinant Rukaj e kishte dhunuar bashkëshorten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat