Gruaja telefonon policinë: Po më dhunojnë burrin, e kanë mbyllur në banesë!

Kronikë e zezë

Gruaja telefonon policinë: Po më dhunojnë burrin, e kanë mbyllur në banesë!

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:03
Policia shqiptare

Një 34-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mbajtur të mbyllur në një banesë dhe ka dhunuar fizikisht një person. Denoncimin për ngjarjen e ka bërë në polici, bashkëshortja e personit të dhunuar.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes, ajo ka telefonuar në numrin 112 për të kërkuar ndihmë duke deklaruar se bashkëshortin e saj me inciailet G.F e kishte goditur Besnik Sylaj (tashmë i arrestuar) dhe se po e mbante pa dëshirën e tij të mbyllur në një banesë. Gruaja, e cila është njoftuar për ngjarjen nga bashkëshorti i saj, i ka sqaruar efektivët, se Sylaj po e mbante burrin e saj në një banesë në zonën e njohur si “Uzina e Autotraktorëve”.

Punonjësit e policisë të komisariatit numër 1, kanë gjetur banesën, por pasi e kanë hapur me dhunë, nuk kanë konstatuar asnjë person. Policia gjeti njolla gjaku që dyshohet se ishin të burrit të dhunuar.

Vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00 policia gjeti në ambientet e ish Uzinës së Autotraktorëve, personin me inicialet G. F. Ai u gjet i dhunuar fizikisht, ku u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të brinjëve. Nga bluzat e bardha mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i arrestuari Besnik Sylja, 34 vjeç, banues në Tiranë rezulton të jetë i dënuar më parë për "Shfrytëzim të Prostitucionit"

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale "Heqje të paligjshme të lirisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat