Horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit, çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania

Kronikë e zezë

Horror në Fier, burri hedh gruan nga dritarja e tualetit, çifti sapo ishte kthyer nga Gjermania

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:53
ilustrim

Gruaja e cila është hedhur nga pallati ku jetonte, nuk kishte pak kohë që ishte kthyer me burrin e saj nga Gjermania, pasi kishin shkuar për të përfituar azil politik. 

Dëshmitarët janë shprehur se janë tmerruar kur kanë parë ngjarjen e rëndë, ku gruaja e zhveshur është hedhur nga burrii saj. 

Edhe burime nga blutë e Fierit konfirmojnë nga hetimet paraprake se 
dyshohet që gruan ta ketë hedhur nga pallati burri i saj, pas një sherri të çastit mes tyre. 

Dy bashkëshortët kishin pak kohë që ishin kthyer nga Gjermania së bashku me dy fëmijët e tyre, ku mësohet se kishin shkuar për të përfituar azil politik. 

Mësohet gjithashtu se autoritetet gjermane kanë refuzuar kërkesën e çiftit shqiptar, ç'ka ka bërë që ata të rikthehen në vendlindje, në Fier. 

Dëshmia/ "E pamë si e hodhi Lilianën nga dritarja. Ishte e zhveshur"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat