Zyrtare: Bashkëshorti 52-vjeçar hodhi nga kati i katërt gruan 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve

Kronikë e zezë

Zyrtare: Bashkëshorti 52-vjeçar hodhi nga kati i katërt gruan 43 vjeç, nënë e dy fëmijëve

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:34
Policia

Policia e Fierit ka dhënë njoftimin e par zyrtar në lidhje me ngjarjen tragjike në lagjen “Kryengritja” ku një grua humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i apartamentit ku banonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Sipas bluve të qytetit të Fierit, policia ësht ënjoftuar rreth orës 15:45 se në lagjen “Kryengritja e Fierit” në rrugën “Shahin Osmani”, 52-vjeçari Fredi Ruko kishte hedhur nga dritarja e tualetit të apartamentit bashkëshorten e tij Liljanën, 43 vjeç. Sipas policisë, ky veprim ekstrem që i mori jetën gruas, erdhi pas një konflikti në familje që kishte pasur mes çiftit.

Liljana ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin Fier bashkëshortin ndërsa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat