Në Prishtinë qarkullojnë kartëmonedha të falsifikuara

Kronikë e zezë

Në Prishtinë qarkullojnë kartëmonedha të falsifikuara

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:13
Ilustrim

Nga raporti 24 orësh i policisë, është bërë e ditur se dje në lagjen Veternik në Prishtinë një arkëtare në një lokal ka pranuar një kartëmonedhë në vlerë prej 50 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Veternik, Prishtinë 01.12.2016-16:30. Viktima femër K-Shqiptare arkëtare në një lokal ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat