Vdes në mënyrë misterioze 23-vjeçari nga Përmeti, para tre vitesh humbi nënën

Kronikë e zezë

Vdes në mënyrë misterioze 23-vjeçari nga Përmeti, para tre vitesh humbi nënën

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:22
Endri Dhimitri

Bashkia Përmet ka njoftuar ditën e sotme se 23-vjeçari Endri Dhimitri ka ndërruar jetë në mënyrë të mistershme. Në këtë njoftim thuhet se akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes, megjithëse po merret me zbardhjen e ngjarjes.

Ky është njoftimi i Bashkisë së Përmetit:

LAJM I DHIMBSHËM/ VDES NË MENYRË MISTERIOZE 23 VJEÇARI PËRMETAR ENDRI DHIMITRI. Sot u nda nga jeta në lulen e rinisë, një nga djemtë e qytetit tonë. Endri Dhimitri, nuk pati kurrë gëzime në këtë jetë. Para 3 vjetësh mbeti jetim pasi i vdiq edhe nëna e tij, sot na tha edhe ne lamtumirë. Momentalisht mjeksia ligjore është duke bërë autopsinë e trupit të të ndjerit në morgun e Tiranës. RiP djaloshi që i qeshje jetës por jeta kurrë nuk të qeshi!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat